Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”

1 Korrik 2026 | 16:57

Liverpooli ka përfunduar nënshkrimin e mbrojtësit francez Jeremy Jacquet nga skuadra e Ligue 1, Rennes. Klubi i Premier Ligës siguroi një marrëveshje për transferimin e lojtarit të kombëtares franceze nën-21 në fillim të këtij viti.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, i cili po trajtohet nga një dëmtim në shpatull, u nënshkrua për një shumë të raportuar prej 70 milionë eurosh.

Liverpooli tha se ai bashkohet me një kontratë afatgjatë. Jacquet, i cili u stërvit në akademinë e Rennes, bëri 33 paraqitje me ekipin e Brittany-t.

“Një klub si Liverpooli, është një ëndërr e madhe për mua”, tha Jacquet.

Ai shtoi se pret të jetë rikuperuar plotësisht për fillimin e parasezonit.

“Ndihem shumë më mirë”, tha ai.

“Më dhanë miratimin për të filluar një program stërvitjeje me grupin te Rennes, por ishte pak vonë për të qenë me ekipin. Por me punë të vazhdueshme të palodhur do të jem plotësisht në formë para sezonit”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 “Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal i bindur: Franca nuk është më e fortë se ne

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për ndeshjen e 1/16-ve të finales...
17:41 | 01/07/2026

Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës

Sebastian Beccacece ka dhënë dorëheqjen si trajner i Ekuadorit pas eliminimit nga Kupa e Botës . Argjentinasi 45-vjeçar e konfirmoi këtë pas humbjes 2-0 të së martës në...
16:35 | 01/07/2026

Gjermania, kritika për kancelarin Merz pas eliminimit

Kancelari gjerman Friedrich Merz është kritikuar në mediat sociale për lavdërimin që i bëri ekipit kombëtar gjerman pas eliminimit të tyre të papritur nga Kupa...
15:52 | 01/07/2026