Liverpool mposhtet nga Brentford, Arsenal rikthehet në mbrëmje
Liverpool është mposhtur në ndeshjen e parë të 2023-shit nga Brentford me rezultatin 3-1. Të kuqtë u ndëshkuan dy herë që në pjesën e parë, ndërsa provuan të reagojnë në fraksionin e dytë.
Chamberlain ngushtoi diferencën e golave në 2-1, teksa në minutën e 84’ Mbeumo do të vuloste fitoren 3-1. Aktualisht të besuarit e Klopp renditen në vendin e 6-të, ndërsa Brentford në të shtatin.
Ndërkohë në kampionatin francez janë luajtur 4 përballje, ku fitore ka regjistruar dhe Marseja. Mersejezët mposhtën Montepellierin me rezultatin 1-2, me golat e Tavarez dhe autogol të Istiv. Rene dhe Trojes po ashtu e nisën mbarë 2023-shin, me fitore respektivisht ndaj Nices dhe Strasburgut. E vetmja ndeshje pa fitues ishte Lile-Reims.
Kampionati anglez vijon me javën e 16 mbrëmjen e 3 janarit me 4 përballje, ku spikat ajo mes Arsenal dhe Newcastle. Topçinjtë kryesojnë kampionatin, ndërkohë që kështjellarët po zhvillojnë një sezon surprizues ku aktualisht renditen të tretët me 34 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta