Ylli i ‘tulipanëve’ transferohet tek Liverpool, nënshkruan për 6 vite
Përfundimi i një kupe bote apo kampionati evropian sjell një merkato të nxehtë transferimesh në futboll.
Paraqitjet shumë të mira krijojnë mundësi të shumta, madje në ekipe elitare, diçka e tillë i ndodhi dhe sulmuesit holandez Gakpo. Performanca me kombëtaren e tulipanëve u vlerësua maksimalisht, ndërkohë ishte lojtari kyç i Van Gal, duke shënuar dhe 3 gola përgjatë Katar 2022.
Sipas asaj çka raportojnë mediat ndërkombëtare 23-vjeçari do të jetë pjesë e Liverpool. Kodi Gakpo do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2028 me të kuqtë, të cilëve u nevojitet një sulmues krahu, kjo pas dëmtimit të Luis Diaz.
Vlera e futbollistit është 37 mln euro, shifër të cilën e justifikon me performancën e jashtëzakonshme që ka pasur në kampionatin holandez me PSV.
Në 14 ndeshje, sulmuesi ka arritur të gjejë 9 herë rrjetën dhe asistojë për shokët e skuadrës në 12 raste. Aventura në Angli pritet të jetë edhe më e vështirë e sfiduese duke parë nivelin e skuadrave që luajnë aty.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare