Llogaritë e titullit, tre skenarët për datën e shpalljes kampion të Interit

14 Prill 2026 | 14:41

Zikaltrit janë +9 pikë nga Napoli dhe +12 pikë nga Milani 6 javë para fundit të kampionatit. Data e parë e mundshme për zyrtarizimin e trofeut është 26 prilli.

Me fitoren 4-3 ndaj Komos, e lidhur me barazimin e Napolit në Parma dhe disfatën e Milanit, Interi ka dhënë një sinjal vendimtar për titullin, duke shkuar në kuotën e 75 pikëve. Janë edhe 18 pikë në lojë dhe skuadra e trajnerit Cristian Chivu ka 3 “match point” për të mbyllur matematikisht çështjen e titullit para fundit të kampionatit.

Hipoteza e parë: java 34 (26 prill)

Kjo është hipoteza më optimiste për Interin, por kërkon një kombinim rezultatesh: zikaltrit duhet të mundin Cagliari dhe Torino. Napoli nuk duhet të mos fitojë as ndaj Lazio dhe as ndaj Cremonese. Milani duhet të humbasë pikë në të paktën një ndeshje. Rezultati: avantazh mbi 12 pikë me 4 ndeshje të mbetura.

Hipoteza e dytë: java 35 (2-3 maj)

Nëse Napoli reziston, festa e Interit mund të shtyhet për ndeshjen në shtëpi ndaj Parma. Interit i mjafton të marrë 1 pikë më shumë se Napoli në këtë mini cikël prej 3 ndeshjesh. Me 7 pikë në 3 ndeshjet e ardhshme edhe Milani del jashtë loje.

Hipoteza e tretë: Java 36, (9-10 maj)

Pa parë rezultatet e rivalëve, Interi shpallet kampion nëse merr 10 pikë në 4 ndeshjet e radhës. Në këtë rast, në “Olimpico” kundër Lazio mund të festojë titullin.

Përtej matematikës, Interit i vjen në ndihmë edhe historia. Në epokën e 3 pikëve, asnjë skuadër nuk ka dështuar me 9 pikë avantazh 6 javë para fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë

Gjermani ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pasi mposhti 2-1 Bregu i Fildishtë me një gol në çastet e...
00:05 | 21/06/2026

Maroku drejt kualifikimit, mposht Skocinë 1-0

Skocia dhe Maroku u përballën në një ndeshje tepër të luftuar, ku diferencat mes ekipeve ishin të vogla Marokenët fituan me rezultatin minimal 1-0, me...
09:28 | 20/06/2026

Brazili “shkatërron” Haitin dhe merr fitoren e parë në Botëror, kombëtarja e Karaibeve eliminohet

Brazili e shkatërroi Haitin 3-0 të premten për të konsoliduar pozicionin e tij në Grupin C të Kupës së Botës FIFA 2026 në stadiumin e...
08:13 | 20/06/2026