Logoja e Twitter shitet për gati 35,000 dollarë në ankand

22 Mars 2025 | 09:05

Logoja e Twitter që përshkruan një zog blu, i cili u hoq nga ndërtesa e ish-selisë së kompanisë në San Francisko pasi Elon Musk bleu platformën dhe e quajti atë X, u shit në ankand për gati 35,000 dollarë, raportoi Associated Press .

Sipas agjencisë, RR Auction, e specializuar në sende të rralla dhe të koleksionueshme, deklaroi se shenja, me peshë 254 kilogramë dhe me përmasa 3.7 me 2.7 metra, u shit për 34,375 dollarë. Blerësi nuk është emëruar.

Musk më parë ka nxjerrë në ankand sende të tjera nga ish zyra e Twitter, duke përfshirë tabela, suvenire dhe mobilje.

Në ankand u shfaqën edhe sende të tjera të rëndësishme nga historia e teknologjisë. Një kompjuter Apple-1, së bashku me aksesorët e tij, u shit për 375,000 dollarë. Një çek nga Apple Computer Co. i nënshkruar nga Steve Jobs në 1976 arriti në 112,054 dollarë, ndërsa një iPhone i gjeneratës së parë me 4 GB memorie në paketimin e tij origjinal u shit për 87,514 dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026