Lojëra fati, para dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 7 persona në Tiranë
Si rezultat i hetimeve me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, policia e Tiranës finalizoi gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione duke vënë në pranga 7 shtetas.
Në kuadër të operacionit “Fair Play” u arrestuan shtetasit Lavdim Bregu 61 vjeç, Brahim Çura 66 vjeç, Alken Kokiçi 22 vjeç, Feim Ismaili 60 vjeç, Indrit Loka 38 vjeç dhe Albert Dedej 50 vjeç, pasi në lokalin e shtetasit Lavdim Bregu në Vorë, u kapën 5 shtetasit e tjerë, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.
Nga ana tjetër, në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Klodian Mustafa 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim për ti shitur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit