Lojëra lufte SHBA-Iran, Republika Islamike reagon ndaj presionit
Ndërsa në Gjenevë u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve për programin bërthamor, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë vijuar lojërat e luftës, që për momentin janë të fokusuara tek kërcënimet.
Kështu, në përpjekje për të rritur presionin ndaj Republikës Islamike, dy avionë të forcave ajrore amerikane, të pajisur me radarë kanë udhëtuar gjatë natës nga Alaska për në Mbretërinë e Bashkuar.
Më herët, administrata amerikane dërgoi në Lindjen e Mesme luftanijen më të madhe të saj, “Gerald Ford”, e cila bashkoi forcat me luftanijen tjetër “Abraham Lincoln”, që ndodhej prej kohësh në rajon.
Por Irani është përgjigjur duke bllokuar përkohësisht të martën Ngushticën e Hormuzit, për një stërvitje ushtarake masive.
Stërvitja, ku morën pjesë edhe efektivë të Gardës Revolucionare, është shtrirë nga Ngushtica në Gjirin Persik dhe në Gjirin e Omanit, që janë akse të rëndësishme detare për tregtinë ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për stërvitjen e dytë që trupat iraniane zhvillojnë në javët e fundit me municione reale, duke përdorur për herë të parë edhe një luftanije të re.
Gjithashtu, kjo është e para herë që Republika Islamike mbyll korridoret e rëndësishme detare, që kur Shtetet e Bashkuara kërcënuan me ndërhyrje ushtarake.
Teherani, që pretendon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet ushtarakisht Amerikës.
Por ndërkohë, në vend duket se kanë rifilluar protestat, të fokusuara në një qytet në zonën perëndimore, në përfundim të periudhës 40-ditore të zisë për viktimat e represionit qeveritar.
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë