Londra ekologjike, makinat e vjetra do të taksohen të hyjnë në qytet

30 Gusht 2023 | 13:17

Britania planifikon të reduktojë ndotjen e ajrit nga automjetet, me nismën e njohur si “Zona e emetimeve ultra të ulëta” që është zgjeruar për të mbuluar të gjithë Londrën. Të gjitha mjetet me gaz të prodhuara para 2006-s dhe ato me dizel të para 2015-s taksohen çdo ditë për të hyrë në këtë zonë.

“Për shumë kohë, londinezët e varfër janë prekur nga dominimi masiv i automjeteve, ku makinat kanë qenë në fokus të politikave infrastrukturore. Kjo është një mënyrë tërheqjeje. Brenda 2030-s, ne duhet të reduktojmë përdorimin e makinave me 25% dhe nisma jonë është një hap i vogël drejt këtij objektivi”, deklaron aktivistja Hirra Khan Adeogun.

Por ka edhe zëra kundër.

Hirbod Pirnia, student u shpreh kundër taksës për hyrjen në këtë zonë, pasi rrit ndjeshëm shpenzimet për qytetarët.

“Për ta thënë hapur, unë nuk do të fitoj para për të paguar taksat për të hyrë në zonën e emetimeve ultra të ulëta. Gjithashtu, nuk do mund të shkoj në punë për shkak të taksave dhe as tek doktori, pasi sapo të lë shtëpinë do më duhet të paguaj mbi 12 paund për të udhëtuar dhe 15 të tjera për mbipopullimin”, tha ai.

Analistët politikë deklarojnë se ky vendim në kohë inflacioni mund të jetë jetik për zgjedhjet e ardhshme lokale të Londrës, në maj të 2024-s.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Riminit për dhunë seksuale. Ai është akuzuar nga një turiste gjermane...
20:23 | 12/07/2026

Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një...
18:07 | 12/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026