LSDM dhe BDI, me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale në RMV

23 Korrik 2021 | 09:53

Kreu i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i LSDM Zoran Zaev kanë arritur marrëveshjen për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Zaev përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se partitë në disa komuna do të kenë kandidatë të përbashkët, e në disa të tjera bashkëpunimi do të jetë në raundin e dytë.

“Kam pasur një takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe presidentin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ne ramë dakord që LSDM dhe BDI do të garojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale”, u shpreh Zaev.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Zaev tha se partia e tij është e gatshme të pranojë cilëndo datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, përfshi edhe 17 tetorin siç kërkon VMRO- DPMNE-ja.

Zaev propozoi 31 tetorin, në mënyrë që sipas tij fushata elektorale të mos përkojë me kohen e regjistrimit të popullsisë.

Ende nuk ka një qëndrim përfundimtar rreth datës së zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026