Lufta e gjigantëve: Elon Musk njofton një padi kundër Microsoft
Pronari i rrjetit social Twitter, Elon Musk, ka kërcënuar sot se do të ngrejë padi kundër kompanisë Microsoft, pasi akuzoi gjigantin e teknologjisë për përdorimin e të dhënave të Twitter pa leje.
“Ata u trajnuan ilegalisht, duke përdorur të dhënat e Twitter. Është koha për të paditur”, shkroi Musk në Twitter, duke iu referuar përdorimit të aplikacionit Twitter nga Microsoft për të trajnuar programet e inteligjencës artificiale.
Musk e bëri deklaratën pasi Microsoft njoftoi se do të heqë Twitter nga platforma e saj e reklamave të korporatave.
Më herët, Microsoft njoftoi se platforma e saj e reklamave nuk do të mbështesë më Twitter nga e marta e javës së ardhshme, që do të thotë se blerësit e reklamave nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre Twitter përmes mjetit të menaxhimit të rrjetit social të Microsoft, sipas BBC.
Nga ana tjetër, Microsoft deklaroi se kanale të tjera si Facebook, Instagram dhe LinkedIn mbeten të disponueshme në platformën e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës