Lufta Izrael-Hamas, ish-zyrtari amerikan zbulon pse dështuan negociatat për pengjet

30 Tetor 2023 | 11:11

Bisedimet për lirimin e 239 pengjeve të mbajtura nga Hamasi kanë ngecur pasi grupi militant i kërkoi Izraelit të lejojë dërgesat e karburantit në Gaza, ka thënë një ish-zyrtar amerikan për NBC News .

“Hamasi ka insistuar në marrjen e karburantit,” deklaroi ish-zyrtari.

Ish-zyrtari kërkoi të mos përmendej me emër pasi nuk është i autorizuar të flasë publikisht.

Ai tha se diskutimet u ndërprenë përpara se Izraeli të niste fazën e dytë të ofensivës së tij të premten në mbrëmje dhe të dërgonte trupa tokësore në Gaza.

Pengët besohet se përfshijnë njerëz me pasaporta nga më shumë se 25 vende të huaja, duke përfshirë rreth 54 tajlandez, 15 argjentinas, 12 amerikanë, 12 gjermanë, gjashtë francezë dhe gjashtë rusë.

Bisedimet e mëparshme, të ndërmjetësuara nga Katari, rezultuan në lirimin e katër pengjeve, dy shtetease amerikane dhe dy gra të moshuara, në dy ditë të ndara.

Pala izraelite dhe amerikane, plus vendet e tjera, kërkojnë që të lirohen një pjesë e madhe e qytetarëve të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026