Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Soreca: Duhen prokurorë të specializuar për hetimet

17 Qershor 2021 | 11:24

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se duhet të ketë prokurorë më të specializuar sa i takon çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore.

Deklaratën, kryediplomati e dha gjatë konferencës “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri”, të organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri.

Sipas tij, strategjia për të luftuar këtë lloj krimi, kërkon nevojën për të përfshirë në luftë edhe shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, e që në shumicën e rasteve janë vende tranzit që përdoren për trafikimin e qenieve njerëzore.

“Aksesi në drejtësi është i një rëndësie të veçantë”, – u shpreh Soreca teksa theksoi se duhet të ketë dënime përfundimtare nga gjykatat për trafikantët që kryejnë të tilla krime të tmerrshme.

Ndërkaq, ambasadori solli në vëmendje nevojën për më shumë mbështetje financiare për strehimin e viktimave të trafikimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026