Lufta në Gaza| Në dhjetë muaj janë vrarë 16.456 fëmijë palestinezë

12 Gusht 2024 | 13:51

Zyra qeveritare për media në Gaza ka publikuar bilancin e ditës së 311-të të luftës në Gaza.

Sipas një deklarate në Telegram, në 3,486 sulme të kryera nga ushtria izraelite, janë vrarë 39,897 njerëz, 16,456 prej tyre fëmijë dhe 11,088 gra.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se të paktën 885 staf mjekësor, 168 gazetarë dhe 79 anëtarë të mbrojtjes civile janë vrarë në sulmet izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton se 39,897 palestinezë  janë vrarë që nga 7 tetori. Pra në 10 muaj lufte 1.8 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është vrarë, kryesisht bëhet fjalë për persona nën 35 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026