Lufta në Gaza, Netanyahu do t’i drejtohet Kongresit Amerikan më 24 korrik
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’u drejtohet ligjvënësve amerikanë në Uashington DC më 24 korrik, njoftuan të enjten udhëheqësit e Kongresit.
Sipas mediave të huaja, ai do të flasë me të dy dhomat e Kongresit – Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa lufta Izrael-Gaza vazhdon.
Republikanët dhe demokratët ftuan të dy kryeministrin të fliste, por data e fjalimit të tij nuk u zyrtarizua deri të enjten.
Muajin e kaluar prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare aplikoi për urdhër-arrest kundër liderit izraelit dhe ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Galant, me akuza të lidhura me luftën.
Netanyahu dënoi masën e ICC-së, duke thënë se ai hodhi poshtë me neveri se “Izraeli demokratik” ishte krahasuar me ata që ai i quajti “vrasës në masë”.
Netanyahu tha, sipas një deklarate të lëshuar nga udhëheqësit e Kongresit, se ai ishte “shumë i prekur që kishte privilegjin të përfaqësonte Izraelin… për të paraqitur të vërtetën për luftën tonë të drejtë kundër atyre që kërkojnë të na shkatërrojnë”.
Në letrën e tyre që ftonte kryeministrin, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe udhëheqësin e pakicës së Senatit Mitch McConnell, të dy republikanë, thanë se shpresonin që Netanyahu do të përfitonte nga rasti për të “ndarë vizionin e qeverisë izraelite për mbrojtjen e demokracisë, luftimin e terrorit dhe krijimin e një paqe të qëndrueshme në rajon”.
Vizita e zotit Netanyahu vjen pasi marrëdhëniet me SHBA-në janë tensionuar, veçanërisht me demokratët.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor