Erdogan sulmon Netanyahun: E ke fundin si Millosheviç

28 Maj 2024 | 11:16

Pasi e ka cilësuar më herët kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ‘kasapin e Gazës’, presidenti Rexhep Tayyip Erdogan vijon me krahasimet e tij me figura famëkeqe të politikës.

“Netanyahu nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë veten nga vajtimi si Millosheviç, Karaxhiç dhe Hitleri, të cilin ai po imiton”, u shpreh ai

Erdogan theksoi ndër të tjera se Netanyahu po përpiqet të qëndrojë më gjatë në pushtet duke vijuar me ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës.

Presidenti turk kritikoi gjithashtu Izraelin për sulmin e tij gjatë fundjavës në Rafah, i cili më parë ishte përcaktuar si “zonë e sigurt”.

“Sulmi i së dielës në Rafah, i cili erdhi pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka ekspozuar natyrën tradhtare dhe të përgjakshme të shtetit terrorist”, tha Erdogan.

Sulmet e tel Avivit në Rafah, i cili është thelbësor në kalimin e ndihmave humanitare janë dënuar edhe nga Egjipti dhe Katari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026