Erdogan kundër Eurovizionit: Njerëz jonormalë, kërcënojnë vlerat familjare
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Eurovizioni inkurajon “neutralizimin gjinor” dhe kërcënon familjen tradicionale.
Në një fjalim të fundit, Erdogan i përshkroi pjesëmarrësit e Eurovizionit si “kuajt trojanë të perversitetit të shoqërisë” dhe tha se qeveria e tij kishte të drejtë që nuk dërgoi përfaqësuesin e saj në konkurs që nga viti 2012.
Këtë vit fitoren në Eurovizion e mori zvicerani Nemo, i cili u bë kështu personi i parë jobinar që triumfoi në atë kompeticion.
“Është bërë e pamundur të takosh një person normal në ngjarje të tilla”, tha Erdogan, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet i të cilit i ka rrënjët në lëvizjen islamike të Turqisë dhe qeveria e të cilit është bërë më pak tolerante ndaj të drejtave LGBT vitet e fundit.
Sipas tij, Eurovision është një “konkurs i turpshëm” dhe tani shihet se vendimi i mospjesëmarrjes së Turqisë në të ka qenë “i saktë”, transmeton Guardian.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë