Mitsotakis takohet me Erdogan në Ankara, temat kryesore të diskutimeve
Ditën e sotme kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.
Sipas mediave të huaja, bisedimet mes kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit Erdogan u zhvilluan në një atmosferë të mirë, por gjatë deklaratave të tyre të përbashkëta u shfaqën mosmarrëveshje të drejtpërdrejta në tre nivele.
Presidenti turk iu referua sërish një minoriteti turk në Greqi, ndërsa Mitsotakis u përgjigj menjëherë se minoriteti është fetar dhe kjo përcaktohet nga traktatet ndërkombëtare, ndërkohë që ka pasur mosmarrëveshje edhe për Manastirin e Çorës.
Megjithatë, ‘përplasjet’ ishin edhe më intensive për Hamasin, ku Erdogan foli për një “organizatë rezistence” dhe Mitsotakis që argumentoi se ajo është një organizatë terroriste.
Megjithatë, ata ranë dakord që të ketë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ndërsa paralajmëruan marrëveshje në fushën e ekonomisë, mbrojtjes civile dhe politikës së emigracionit.
Përveç kësaj, ata njoftuan një datë për takime të tjera në Athinë dhe Ankara.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë