Lufta në Gaza/ OKB: Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime lufte
Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Gaza.
Sipas mediave të huaja, Volker Turk bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirim të pengjeve, duke thënë se Hamasi që mban robër njerëz dhe “ndëshkimi kolektiv” i Izraelit përbënte krime lufte.
“Edhe në kontekstin e një pushtimi 56-vjeçar, situata aktuale është më e rrezikshmja në dekada, me të cilën përballen njerëzit në Gaza, në Izrael, në Bregun Perëndimor, por edhe në rajon”, tha Turk në anën egjiptiane të Kalimit Rafah.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë pjesë e gjetjes së një të ardhmeje të drejtë dhe të barabartë për popullin palestinez dhe izraelit”, shtoi ai.
Kritikët e veprimeve të Izraelit thonë se bombardimi i Gazës dhe ndërprerja e energjisë, ujit dhe ushqimit përbën një dënim kolektiv.
Ndëshkimi kolektiv është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, sepse prek drejtpërdrejt civilët.
Ndalimi i dënimit kolektiv në të drejtën ndërkombëtare humanitare daton që nga Konventa e Hagës (II) e vitit 1899, e cila është ratifikuar nga Mbretëria e Bashkuar.
Ajo thotë “asnjë dënim i përgjithshëm, nuk mund të shkaktohet mbi popullatën për shkak të veprimeve të individëve për të cilat ata nuk mund të konsiderohen si përgjegjës bashkërisht dhe individualisht”.
Konventa e Katërt e Gjenevës e cila është miratuar gjithashtu nga vende duke përfshirë Izraelin, MB dhe SHBA, përfshin një ndalim të ngjashëm, por më specifik.
Kjo thotë se “asnjë person i mbrojtur nuk mund të dënohet për një shkelje që ai ose ajo nuk e ka kryer personalisht. Ndalohen ndëshkimet kolektive dhe gjithashtu të gjitha masat e frikësimit ose terrorizmit.”
Neni 3 i përbashkët i Konventave të Gjenevës dhe Konventa e Katërt e Gjenevës ndalon marrjen e pengjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh