English

Lufta në Gaza| Përleshjet në Kaliforni, Policia urdhëron shpërndarjen e protestuesve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policët në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), u dislokuan të mërkurën mbrëma dhe urdhëruan shpërndarjen e mbi 1.000 personave që u mblodhën për të mbështetur një protestë studentore propalestinez, duke paralajmëruar përmes altoparlantëve se kushdo që refuzon të largohet mund të përballet me arrestim.

- Advertisement -

Disa nga protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “nuk largohemi”, ndërsa disa të tjerë u panë me helmeta dhe me shami, për t’u mbrojtur nga përdorimi i pepersprejit apo gazit lotsjellës nga autoritetet e rendit.

Një grup i vogël studentësh, që mbanin pankarta me mesazhe në mbështetje të Izraelit dhe popullit hebre protestuan pranë protestave propalestineze. Ky grup protestuesish sulmoi protestuesit propalestinez dhe përleshja zgjati për disa orë para se policia të ndërhynte. Nuk pati të arrestuar, por të paktën 15 protestues u lënduan gjatë përleshjeve. Mosndërhyrja e shpejtë e policisë nxiti kritika nga udhëheqësit politikë, por edhe studentët myslimanë dhe grupet avokuese.

Gjetkë, policia në Nju Hampshër arrestoi protestues dhe largoi tenda në kolegjin e Dartmuthit, dhe policët në Oregon shkuan në kampusin e Universitetit Shtetëror të Portlandit, ku tentuan të shpërndanin protestuesit që kanë zaptuar librarinë e universitetit që nga e hëna.

Ndërkaq, skenat kaotike në UCLA, ndodhën disa orë pasi policia në Nju Jork hyri të martën mbrëma në ndërtesën e Universitetit të Kolumbisë, ku po protestojnë personat që janë kundër luftës në Gazë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia Associated Press, që kur kanë nisur trazirat në kampuset në universitetet amerikane, më shumë se 1.600 persona janë arrestuar në 30 shkolla amerikane.

Udhëheqësi i UCLA, Gene Block, tha përmes një deklarate se “një grup nxitësish” kryen sulmin e natës së shkuar, por ai nuk dha detaje të tjera se kush bënte pjesë në turmë apo pse administrata e universiteti dhe policia nuk reaguan më shpejt.

“Pavarësisht se çfarë mendojmë për kampet e ngritura, ky sulm ndaj studentëve tanë, pedagogëve dhe pjesëtarëve të komunitetit është krejtësisht i papranueshëm”, tha ai, shkruan REL.

Grupe protestuesish që nga ngritur kampe me tenda, e që po u bëjnë thirrje universiteteve që të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin apo kompanitë që sipas tyre mbështesin luftën në Gazë, janë përhapur në kampuse të ndryshme në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Protestat mbarëkombëtare në kampuse nisën në Universitetin e Kolumbisë më 17 prill, kur u protestua kundër ofensivës së Izraelit në Gazë. Izraeli nisi ofensivën në këtë enklavë, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe morën afër 250 pengje. Duke u zotuar se do të shtypë Hamasin, Izraeli deri më tani ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor.

Izraeli dhe mbështetësit e tij i kanë cilësuar protestat nëpër universitete si antisemitike, ndërkaq kritikët e Izraelit kanë thënë se ky shtet përdor këtë pretendim për të heshtur kundërshtimin. Edhe pse disa protestues janë incizuar duke bërë deklarata antisemitike apo kërcënime të dhunshme, organizatorët e protestave, disa prej të cilëve janë hebrenj, kanë thënë se lëvizja protestuese është paqësore që synon mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve dhe po protestohet kundër luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?