Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli: S’do t’i ndalim operacionet, pavarësisht tërheqjes

8 Prill 2024 | 16:23

Tërheqja e trupave izraelite nga jugu i Rripit të Gazës nuk do të thotë se operacionet ushtarake kanë përfunduar.

Krerët e ushtrisë izraelite kanë paralajmëruar se trupat po përgatiten për misione të tjera. Ata theksuan se operacioni tokësor në Rafah është ende në agjendë. Izraeli paralajmëroi gjithashtu Iranin, duke thënë se është gati për çdo situatë.

“Hamas rreshti së funksionuari pas operacioneve ushtarake të organizuara nga Gaza. Trupat po largohen nga Khan Junis dhe po përgatiten për misione të tjera. I pamë këto shembuj në misione si ai në Shifa dhe do ta shohim në misionin e ardhshëm në zonën e Rafahut”-tha Yoav Gallant, ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Bisedimet për paqen janë ende në agjendë. Të dielën, Kabineti i Luftës zgjati mandatin e ekipit negociator izraelit për një raund të ri dialogu në Kajro, pavarësisht shqetësimeve se procesi mund të dështonte pas refuzimit të fundit të Hamasit.

Ndërkohë, Izraeli duket se po lejon aksesin e ndihmave humanitare. Mediat izraelite raportuan se të dielën 332 kamionë me ndihma kishin hyrë në enklavën palestineze, numri më i lartë që nga fillimi i luftës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026