Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën e Trumpit”, tha të enjten Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov, sipas mediave ruse theksoi se armiqësitë në Ukrainë do të kishin mbaruar tashmë nëse SHBA-të do të kishin ndjekur vërtet një marrëveshje paqeje.
Rubio i tha dje një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve se “shumë shpejt” do të ketë lajme rreth 400 milionë dollarëve që Kongresi kishte miratuar për ndihmë për Ukrainën, një shumë që Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së e kishte vonuar në shpërndarjen e saj.
Deklaratat e Rubios në mbështetje të Ukrainës treguan se nuk ka dallime thelbësore midis qasjeve të SHBA-së dhe Evropës, theksoi ministri rus, sipas RIA.
Pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan rivendosi dialogun me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe ka premtuar vazhdimisht se do t’i japë fund luftës në Ukrainë, diçka që deri më tani nuk e ka bërë.
Trump kishte deklaruar menjëherë pas marrjes së detyrës se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është lufta e paraardhësit të tij Joe Biden, jo e tija.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë