Lufta në Ukrainë, Putin: Nuk ndalojmë pa njohjen ligjore të Krimesë dhe Donbasit

27 Nëntor 2025 | 17:49

Rusia do t’i ndalojë aktet armiqësore atëherë kur trupat ukrainase do të jenë tërhequr nga rajoni i Donbasit.

Kështu ka deklaruar presidenti Vladimir Putin, i cili ka theksuar se në rast të kundërt, Moska do t’i arrijë objektivat e saj me mjete ushtarake.

I cituar nga agjencia e lajmeve “Interfax”, presidenti rus ka theksuar se njohja ligjore dhe jo vetëm de fakto e gadishullit të Krimesë dhe rajonit të Donbasit është një “çështje kyçe”.

“Dhe kjo çështje kyçe do të diskutohet me një delegacion të administratës amerikane që javën e ardhshme do të vizitojë Moskën”, ka vijuar Putin.

Shefi i Kremlinit ka prekur edhe çështjen e aseteve të ngrira ruse në Evropë. “Përdorimi i tyre për përfitime nga Ukraina do të ishte një vjedhje”, ka thënë ai.

Në këtë aspekt, Putin ka shtuar se Rusia po përgatit një “paketë përgjigjesh”, e cila do të hyjë në fuqi nëse asetet do të përdoren.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën dhe u tha gazetarëve se ata ranë dakord të intensifikojnë...
18:37 | 21/07/2026

“Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta “godasin” Malin Kazmë të Iranit “shumë shpejt”. Objekti i fortifikuar nëntokësor ndodhet rreth një milje...
18:15 | 21/07/2026

Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Protestues, aktivistë të të drejtave të njeriut, por edhe politikanë shprehën zemërimin e tyre në Bolonja të Italisë, pasi një person humbi jetën teksa mbahej...
18:09 | 21/07/2026