Lufta në Ukrainë, Stoltenberg bën thirrje për më shumë armë nga aleatët e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-së që t’i japin sa më shumë armë Ukrainës, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të arritur paqen.
“Mund të tingëllojë paradoksale, por mbështetja ushtarake për Ukrainën është rruga më e shpejtë drejt paqes ,” tha zoti Stoltenberg për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (dpa), duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin duhet të jetë i sigurt se nuk do t’ia arrijë qëllimit të tij për të marrë kontrollin e Ukrainës.
Duke iu referuar të drejtës së Ukrainës për vetëmbrojtje, ai gjithashtu vuri në dukje se sulmet e fundit ukrainase kundër objektivave ushtarake në Rusi janë absolutisht legjitime, pasi çdo vend ka të drejtë të mbrohet.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Perëndimi duhet të armatosë Ukrainën me raketa me rreze të mesme veprimi, Stoltenberg tha se ekziston një dialog i vazhdueshëm midis aleatëve dhe Kievit për këtë duke theksuar nevojën “e madhe” për municion dhe pjesë këmbimi për të gjitha sistemet e armëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- Miroslav Lajçak: Marsi i 2023-shit, afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi
- 3 ukrainas të vrarë nga bombardimet ndërkufitare
- TEC-et lundruese gati për punë, ERE miraton licencën
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin