Lufta nuk ndalet, 60 bomba mbi Kherson në 24 orët e fundit

24 Dhjetor 2022 | 08:48

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë përplasjet në vijën e frontit dhe në rajonet e pushtuara. Moska ka bombarduar zonën e re të çliruar të Khersonit mbi 60 herë, ndërsa një auto-bombë që la të plagosur 2 persona në qytetin e pushtuar të Melitopolit është konsideruar nga Kremlini si ‘akt terrorist’.

Ndërkohë, presidenti Zelenski, pas kthimit në Kiev, ka shprehur kënaqësinë e tij për rezultatet e vizitës në Uashington dhe ka deklaruar se do të intensifikojë përpjekjet diplomatike për të tërhequr më shumë vende në kauzën e tij, sidomos në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi.

Gjatë kësaj vizite, Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi një draft prej 1.7 trilionë dollarësh.

Nga ana e tij, presidenti Putin ka folur sërish për rritjen e përpjekjeve luftarake.

Ai tha se shpreson që plani i tij për prodhimin dhe furnizimin me armatime, trupa dhe pajisje speciale të implementohet tërësisht në vitin 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026

SHBA-ja dhe Irani pritet të rifillojnë bisedimet në Doha

SHBA-ja dhe Irani pritet të zhvillojnë raundin e radhës të bisedimeve të drejtpërdrejta në Doha gjatë javës së tretë të korrikut, me synimin për të...
14:17 | 02/07/2026