Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)
2 Korrik 2026 |
15:54
Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet mjeti është “nën pushtetin” e flakëve.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se automjeti ishte i parkuar, ndërsa drejtuesi i tij ndodhej në një dyqan aty pranë. Në ato momente, ai ka vënë re se mjeti ishte përfshirë nga flakët.
Menjëherë është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Korçë, efektivët e të cilit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Megjithatë, automjeti është djegur plotësisht.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Lajme të Sugjeruara
KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit....
Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka dërguar për gjykim të akuzuarit që ka përfituar...
- 16:09 “Propagandë ruse”, deputetët kërkojnë ndalimin e transmetimit të filmit vizatimor “Masha dhe Ariu” në Britani
- 16:09 Rikthimi i “El Niño” Ekspertët paralajmërojnë : 2026 rrezikon të jetë një nga vitet më ekstreme të regjistruara
- 16:05 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 16:01 Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
- 15:50 KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
- 15:39 Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim