Lufta thellon krizën e urisë, bombardimet ruse rrafshojnë fushat me drithëra

13 Qershor 2022 | 19:21

Fushat me grurë po zhduken nga horizonti në një botë që ndodhet në mes të një krize ushqimi. Është koha e korrjeve në jug të Ukrainës, por e vetmja gjë që pronarët e fushave kanë arritur të korrin janë bombat ruse.

Nadia Ivanova zotëron një fermë prej 4 mijë hektarësh pranë Mikolaivit. Trupat ruse e dëmtuan atë në mars, teksa përpiqeshin të avanconin drejt veriut. Ka shumë punë për të bërë, por rruga drejt normalitetit është plot me pengesa.

“Së pari është e pamundur të shesësh drithëra dhe nuk kemi para për ta rregulluar fushën. Së dyti, specialistët që mund ta riparojnë nuk janë në rajonin tonë. Ai ndodhet pranë frontit të luftës, ndaj dhe askush nuk vjen këtu”, thotë ajo.

Nadia Ivanova punëson 76 persona. Në kohë paqeje, ferma e saj prodhonte mbi 12 mijë tonë drithëra në vit. Në magazinat e saj ndodhen 2 mijë tonë të mbetura nga sezoni i kaluar, por hekurudha është e prishur dhe anijet e transportit të bllokuara dhe nën kërcënimin e raketave ruse.

Shifrat janë të frikshme edhe për Kombet e Bashkuara kur flitet për krizën globale të urisë, në të cilën lufta në Ukrainë luan një rol kyç.

“Numri i qytetarëve që nuk e kanë të sigurt ushqimin pritet të rritet nga 276 milionë në fillim të 2022-shit në 323 milionë gjatë të njëjtit vit”, u shpreh komisionerja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

Michelle Bachelet, që ka theksuar se tmerret e ushtruara ndaj popullsisë civile në Ukrainë do të lënë gjurmë, njoftoi gjithashtu se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër kur ai aktual të përfundojë gushtin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026