Luftanija britanike zmbraps sulmin e Huthëve në Detin e Kuq

28 Janar 2024 | 16:00

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë “e patrembur” pasi anëtarët e lëvizjes rebele jemenase, Huthi, tentuan të sulmonin një luftanije britanike në Detin e Kuq.

“Dje anija HMS Diamond me sukses ka zmbrapsur një sulm me dronë në Detin e Kuq nga Huthët që mbështeten nga Irani”, shkroi Shapps në X, që më herët njihej si Twitter.

Ai i cilësoi sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve nga Huthët si “të patolerueshme dhe të jashtëligjshme”.

“Me dislokimin e sistemit raketor, Sea Viper, Diamond shkatërroi dronin që ishte nisur” drejt luftanijes, tha Shapps.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme në anijen Diamond.

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë më 12 janar kanë kryer sulmet e para të përbashkëta, që synojnë të reduktojnë aftësitë e Huthëve për të goditur anijet që kalojnë përmes rrugës kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet e tyre ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po lufton me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Huthët nisën të shënjestronin anijet në Detin e Kuq në nëntorin e vitit të kaluar.

Uashingtoni po ashtu ka kryer sulme të njëanshme, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre.

Rebelët të cilët janë pjesë e aleancës së bashkëpunëtorëve të Iranit kundër Izraelit dhe Perëndimit kanë penguar tregtinë në Detin e Kuq, ku kalon rreth 12 për qind e trafikut detar ndërkombëtar.

Disa kompani të dërgesave të mallrave po shmangin ujërat e Detit të Zi dhe po përdorin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta përreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026