Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se kishte rrëzuar mbi 30 dronë ukrainas mbi territorin e pushtuar të Krimesë. Rrëzimet ndodhën në dy episode të ndryshme, të verifikuara në orët e mbrëmjes së të premtes dhe pas mesnate.
Përdoruesit e rrjeteve sociale folën për shpërthime të ndodhura në gadishull, si dhe në Xheniçesk, një qytet në veri të Krimesë, i pushtuar gjithashtu nga rusët.
Nga ana tjetër, autoritetet ukrainase raportuan një sulm masiv me dronë nga Rusia. Rreth mesnatës, ushtria konstatoi grupe avionësh të telekomanduar që shkonin drejt rajoneve jugore Kherson dhe Mikolaiv, si dhe drejt Kievit. Në rrethinat e kryeqytetit u dëgjuan shpërthime.
Më herët, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin perëndimor të Lvivit, ku bëri homazhe në nder të ushtarëve të vrarë në betejë, për të cilët ai ka vendosur në dispozicion një sipërfaqe të madhe për varreza ushtarake. Zelensky u takua edhe me familjarët e disa prej ushtarëve të rënë.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA parlajmëron Korenë e Veriut: Merrni fund, nëse kryeni sulm bërthamor
- Harry fiton gjyqin ndaj tabloidit, sa pritet të dëmshpërblehet për artikujt