Harry fiton gjyqin ndaj tabloidit, sa pritet të dëmshpërblehet për artikujt

16 Dhjetor 2023 | 19:37

Princi Harry ka fituar çështjen kundër tabloidit Daily Mirror për hakimin e celularit të tij. Vendimi është bërë i ditur gjatë fundjavës. Harry do të marrë kompensim prej gati 165,000 eurosh për 15 nga 33 artikujt e gazetës të cilat u denoncuan në gjyq.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë vendosi se kjo lloj praktike kishte qenë “e përhapur dhe e zakonshme” në gazetat e Mirror Group për shumë vite. Detektivët privatë “ishin pjesë përbërëse e sistemit” të mbledhjes së paligjshme të informacionit. Gjykatësi tha se drejtuesit e gazetave ishin në dijeni të praktikës dhe e mbuluan atë.

Kjo është e para nga disa procese gjyqësore që djali më i vogël i mbretit Charles III ka nisur kundër tabloidëve britanikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026