Luftë e ashpër në Sudan, OKB paralajmëron: Kërcënohemi nga një fatkeqësi humanitare
Luftimet e ashpra midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) vazhduan sot në qendër të Khartoum.
Bombardime të rënda janë regjistruar edhe në qytetet fqinje Omdurman dhe Bahri, raporton Reuters.
Kombet e Bashkuara kanë ushtruar dje presion shtesë mbi palët në konflikt për të garantuar kalimin e sigurt të ndihmave humanitare pas grabitjes së gjashtë kamionëve.
Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths tha se shpresonte të kishte takime me RSF-në dhe ushtrinë sudaneze brenda dy deri në tre ditë për të marrë garanci prej tyre se kolona do të kalonte.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan se luftimet midis ushtrisë dhe RSF-së, të cilat shpërthyen më 15 prill, mund të shkaktojnë një fatkeqësi humanitare që mund të përhapet në vende të tjera.
Deri më tani, 550 persona kanë vdekur në konflikte dhe gati 5000 janë plagosur. Në të njëjtën kohë, rreth 100,000 njerëz janë larguar nga Sudani që nga fillimi i konfliktit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor