HRW: Dënojmë luftimet në zonat e banuara në Sudan
Organizata Human Rights Watch (HRW) ka dënuar përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara dhe me popullsi të dendur në Sudan.
“Ushtritë ndërluftuese të Sudanit po tregojnë shpërfillje të pamatur për jetët e civilëve duke përdorur armë të pasakta në zonat e populluara urbane”, tha Mohamed Osman, ekspert sudanez për të drejtat e njeriut thuhet në një raport të HRW-së.
Organizata i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e popullatës dhe për t’i mbajtur përgjegjës palët ndërluftuese për konfliktin.
Sipas kësaj organizate, dëshmitarët okularë në Khartoum raportuan se armët kundërajrore ishin vendosur dhe se me to ishte qëlluar menjëherë në afërsi të Ushtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake (RSF), të cilat janë në luftë për pushtet me ushtrinë zyrtare.
Ata gjithashtu kërkuan strehim prapa shtëpive nga bombardimet e ushtrisë, duke i bërë ndërtesat objektiva, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Shumë civilë në Khartoum, por edhe në pjesë të tjera të vendit, janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill.
Në vapën e madhe, kanë vetëm një furnizim të kufizuar me ujë dhe energji elektrike e po ashtu telashe me kujdesin mjekësor, thuhet në raport. Temperaturat në Khartoum aktualisht po rriten në mbi 40 gradë celsius.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik