Tentoi të nxirrte të miturën jashtë Shqipërisë, arrestohet 37-vjeçari në Qafë Thanë
Një 37-vjeçar me inicialet Jani Karriqi është vënë në pranga pasi ka tentuar të ndihmonte një të mitur 15-vjeçare që të kalonte ilegalisht kufirin e gjelbër me Maqedoninë e Veriut, në këmbim të parave.
Atij i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi eurosh, një celular dhe një automjet, me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, ndaluan me iniciativë shtetasin J. K., 37 vjeç, banues në Pogradec.
Ky shtetas është kapur si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në kufi të gjelbër, duke tentuar që të kalonte në mënyrë të paligjshme, drejt territorit të Maqedonisë së Veriut, një 15-vjeçare, kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi eurosh, një celular dhe një automjet në pronësi të shtetasit J. K., me të cilin dyshohet se do të transportonte të miturën.
Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës