Intensifikohen luftimet në Sudan, OKB: Vendi në krizë humanitare

2 Maj 2023 | 16:21

Luftimet u intensifikuan në kryeqytetin e Sudanit në 24 orët e fundit, me tingujt e të shtënave që u dëgjuan në mbarë Khartumin dhe tymin e zi që ngjitej drejt qiellit.

Dy gjeneralët e përfshirë në konflikt kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues në negociata, që ka gjasa të mbahen në Arabinë Saudite. Por kjo marrëveshje nuk ka sjellë reduktimin e luftimeve.

Ndërkohë, Programi Botëror për Ushqimin ka shfuqizuar pezullimin e përkohshëm të operacioneve, pasi luftimet mes grupeve të ndryshme ushtarake kanë çuar miliona banorë drejt urisë.

Shpërndarja e ushqimit pritet të rifillojë, por vetëm në ato lokalitete ku aksesi humanitar është i mundur.

Përballë thellimit të krizës humanitare, OKB ka dërguar një nga zyrtarët më të lartë të saj për të koordinuar dhe lehtësuar përpjekjet.

Kriza humanitare është paralajmëruar pasi njerëzve të mbetur të bllokuar nga përleshjet u kanë mbaruar ushqimet dhe uji i pijshëm.

E ndërsa disa mijëra shtetas të huaj janë evakuuar nga vendi, dhjetëra mijëra sudanezë po largohen drejt çdo pike kufitare që mund të arrijnë.

Një eksod i madh po verifikohet në vendet fqinje si Egjipt, Çad dhe Republikën e Afrikës Qendrore, me OKB që thotë se agjencia e saj për emigracionin llogarit mbi 800 mijë persona që kërkojnë siguri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026