Mbi 300.000 të zhvendosur brenda vendit nga konflikti në Sudan

2 Maj 2023 | 15:40

Të paktën 334.000 mijë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Sudan që nga shpërthimi i luftimeve për kontrollin e vendit në mes të prillit, sipas Kombeve të Bashkuara.

Një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM) në Gjenevë tha të martën se shumica e tyre, rreth 240.000 njerëz, janë zhvendosur në zonat e Darfurit Jugor dhe Perëndimor, në perëndim të vendit.

Edhe para fillimit të përleshjeve të fundit, në Sudan ishin 3.7 milionë njerëz të zhvendosur për shkak të konflikteve të mëparshme, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, numri i njerëzve nga Sudani që kërkojnë strehim në vendet fqinje ka kaluar 100.000, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët UNHCR.

Shumë prej tyre kanë mbërritur në Çad, Sudanin e Jugut dhe Egjipt. Mes tyre ka sudanezë, por edhe refugjatë nga vende të tjera që kishin gjetur strehë në Sudan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026