Luftime shtëpi më shtëpi, Izraeli ashpërson operacionet tokësore dhe ajrore në Gazë
Ofensiva intensive tokësore dhe ajrore e Izraelit në jug të Gazës vazhdon. Trupat thuhet se po veprojnë në zemër të qytetit Khan Junis, ku luftimet po zhvillohen shtëpi më shtëpi. Nga ana tjetër, Hamas po përdor bomba të improvizuara për t’i shkaktuar dëme armikut dhe për të ngadalësuar sulmin.
Si Izraeli edhe Hamasi kanë publikuar pamje të luftimeve. Konflikti ka zhvendosur mijëra palestinezë dhe përkeqësuar situatën e rëndë humanitare në enklavën palestineze. OKB ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Spitalet në Gaza vazhdojnë të marrin të plagosurit, por janë të tejmbushura dhe shpesh herë mund të ofrojnë vetëm mjekimin bazë.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se mbi 1.200 palestinezë janë vrarë që nga shfuqizimi i armëpushimit të përkohshëm dhe se rreth 70% e viktimave ishin gra dhe fëmijë.
Kabineti izraelit i sigurisë ka rënë dakord për të lejuar një “shtesë minimale” të karburanteve që hyjnë në Rripin e Gazës, për të parandaluar një kolaps humanitar. Por ai ka theksuar se ishte Hamas që i kishte dhënë jetë luftës me sulmin e 7 tetorit.
OKB deklaron se rreth 1.8 milion persona, mbi 80% e popullsisë prej 2.3 milionë, janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë zhvendosur disa herë. Ekipet mjekësore janë të shqetësuara nga përhapja e epidemive dhe rritja e presionit për zhvendosje në vendet fqinje.
LEXONI GJIHASHTU:
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
Dronët ‘spiunë’ të Putinit mbi Europë? Studimi: 144 raste kur Moska ka tentuar të mbledh informacione ushtarake dhe civile në 13 vende europiane
- 22:08 U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
- 21:42 Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
- 21:41 Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike