“Skenar apokaliptik”- OKB ngre alarmin për Gazën. Izraeli: Nuk do ndalemi
Forcat izraelite vazhdojnë të avancojnë dhe përhapin operacionet ushtarake në jug të Gazës. Teksa luftimet me militantët e Hamasit vazhdojnë, ashpërsimi i tyre detyroi OKB-në të paralajmërojë për një skenar më apokaliptik, pasi civilët po shtyhen në një zonë gjithnjë e më të vogël të territorit të rrethuar.
Banorët e Gazës, edhe pse të zhvendosur, po evakuohen nga Khan Junis, teksa trupat izraelite po hyjnë në qytet.
Bombardimet e vazhdueshme, që thuhet se godasin bazat e Hamasit, po shkaktojnë shumë viktima. Përfaqësuesit e lëvizjes islamike thonë se 16 mijë e 248 persona janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit ndaj sulmit të 7 tetorit.
“Deri tani kemi eliminuar thuajse gjysmën e regjimentit të komandantëve të Hamasit. Po lajmë hesapet me këdo që rrëmbeu, që vrau, që masakroi, dhunoi dhe dogji djemtë dhe bijat e popullit tonë. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të falim”, tha Benjamin Netanyahu.
Por pengjet e liruara së fundmi dhe familjarët e izraelitëve që mbahen ende peng nga Hamas thuhet se janë përballur me Netanyahun në një takim të acaruar, ku të pranishmit i kërkuan kryeministrit të japë dorëheqjen.
Familjarët thonë se duan të dëgjojnë nga Netanyahu se ka prioritet shpëtimin e njerëzve të tyre teksa shteti hebre vijon me luftën kundër Hamasit.
LEXONI GJIHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret