Lukas Podolski përmbush të dielën ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në Poloni

23 Korrik 2021 | 09:22

Futbollisti me origjinë polake, Lukas Podolski, pritet të përmbushë këtë fundjavë ëndrrën e tij për të luajtur me klubin e fëmijërisë Gornik Zabrze.

Më 6 korrik sulmuesi, tashmë 36-vjeçar, u transferua si lojtar i lirë nga Antalyaspori te klubi polak që luan në kategorinë e parë.

Podolski u lind më 4 qershor 1985 në qytetin polak të Gliwice pranë Zabrze. Gjatë rrëzimit të diktaturës komuniste familja e tij mërgoi në Gjermani.

Megjithatë që kur ishte i vogël, ai ka thënë se është rritur duke mbështetur skuadrën e Gornikut – e konsideruar si e dyta më e mirë në historinë e futbollit polak pas Legias së Varshavës.

Ish-sulmuesi i Këlnit, Bayern Munich, Arsenalit, Interit apo dhe Galatasarayt realizoi 48 gola në 130 ndeshje me përfaqësuesen gjermane duke marrë pjesë në 7 turne madhorë, por sikurse e ka shprehur herë pas here, Podolski nuk i ka harruar në asnjë moment rrënjët polake.

Bashkëshortja Monika dhe ai flasin rrjedhshëm gjuhën polake dhe këtë ua kanë përcjellë edhe fëmijëve.

Kampion bote dhe fitues i trofeve në Gjermani, Angli, Turqi, e Japoni, Podolski është shprehur se i ka arritur të gjitha çfarë priste në karrierë përveç ëndrrës së kahershme për të luajtur me Gornikun.

Gorniku – që në gjuhë polake do të thotë minator – janë një skuadër me histori në Poloni pasi në vitin 1970 shkuan deri në finale të Kupës së Kupave, të cilën e humbën kundër Manchester City. Ata fituan 14 kampionate në periudhën 1957-1988, por vuajtën rrënimin ekonomik pas rrëzimit të regjimit komunist.

Klubi ka financa modeste, por megjithatë Podolski nuk gjëmon këtë aspekt dhe për herë të parë 10 mijë tifozë të Gornikut ishin të pranishëm në stadium për të përshëndetur vetëm një lojtar, 36-vjeçarin “Poldi”, i cili të dielën mund të bëhet i pari kampion bote që luan në kampionatin polak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026