Lukashenko fal 32 të burgosur politikë të dënuar për ekstremizëm
Aleksandër Lukashenko, lideri autoritar i Bjellorusisë, ka falur edhe 32 të burgosur politikë, sipas kanalit proqeveritar në Telegram Pul Pervogo, edhe pse vlerësohet se 1.300 aktivistë opozitarë vazhdojnë të jenë prapa grilave në Bjellorusi.
Identiteti i të burgosurve të falur nuk është zbuluar, por sipas raportimit, të gjithë kishin qenë të dënuar për ekstremizëm, akuzë që gjerësisht është përdorur kundër aktivistëve politikë.
Sipas kanalit në Telegram, në mesin e të falurve ishin 24 burra dhe tetë gra dhe nëntë nga ta ishin mbi moshën 50-vjeçare.
Vendimi për falje nënkupton lirimin e individëve nga vuajtja e dënimit të tyre, por jo edhe heqja e akuzës nga regjistrat për të kaluarën e tyre kriminale. Ata do të vazhdojnë të monitorohen nga Ministria e Brendshme, u tha në raportim.
Kjo është hera e gjashtë gjatë këtij viti që Bjellorusia fal të burgosur politikë, duke bërë që në total deri më tani të jenë falur 178 persona. Më herët gjatë këtij muaji, 31 të burgosur politikë u falën.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit