Lukashenko kërcënon me ndalimin e internetit në rast të protestave gjatë zgjedhjeve

22 Nëntor 2024 | 15:14

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka kërcënuar me ndalimin e internetit në rast të protestave masive gjatë apo pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Në zgjedhjet e kaluara, të mbajtura më 2022, në Bjellorusi shpërthyen protesta masive pas pretendimeve të opozitës se rezultati ishte manipuluar.

Duke folur para studentëve në Universitetin Shtetëror të Gjuhës në Minsk më 22 nëntor, Lukashenkao mbrojti vendimin për kufizimin e internetit në të kaluarën dhe paralajmëroi për masa në të ardhmen për të shtypur disidencën.

“Nëse kjo ndodh sërish, ne do ta ndalojmë internetin krejtësisht. A mendoni se do të rri duarkryq dhe do të lutem që të mos dërgoni ndonjë mesazh kur fati i shtetit është në rrezik?”, citohet të ketë thënë ai sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, BelTa.

Lukashenko e pranoi se ndërprerjet e internetit gjatë protestave të vitit 2020 ishin kryer me miratimin e tij, duke argumentuar se kjo u bë për shkak se kishte nevojë për “ta mbrojtur shtetin”.

Pas zgjedhjeve të 9 gushtit të vitit 2020, që shumë qeveri perëndimore thonë se nuk ishin të lira dhe të drejta, interneti në mbarë Bjellorusinë ishte ndërprerë për disa ditë dhe më pas ishte bllokuar.

Zgjedhjet e diskutueshme ia zgjatën sundimin prej dekadash të Lukashenkas – ai është në pushtet që nga viti 1994 edhe për një mandat, por Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropianë dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë thanë se votimet ishin të manipuluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026