Lukashenko: Nuk e mendoja se lufta në Ukrainë do zvarritej kaq gjatë
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko nuk e mendonte se lufta në Ukrainë do të zvarritej kaq gjatë.
Në një intervistë për “The Associated Press”, Lukashenko u shpreh se po bënte gjithçka për ta ndaluar këtë luftë.
Ai e ka mbështetur agresionin rus në Ukrainë, por nuk mendonte se do të zvarritej në këtë mënyrë, shkruan Euronews.
“Dua të theksoj edhe një herë, më duket sikur ky operacion është zvarritur”, tha Lukashenko gjatë intervistës në Pallatin e Pavarësisë në Minsk.
Ai gjithashtu pretendoi se Ukraina po “provokonte Rusinë” dhe këmbënguli që Bjellorusia është e interesuar për paqe.
“Ne kategorikisht nuk pranojmë asnjë luftë. Ne kemi bërë dhe po bëjmë gjithçka tani që të mos ketë luftë. Falë meje, negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë kanë filluar”, tha ai.
Lukashenko nënvizoi se do të ishte e papranueshme përdorimi i armëve bërthamore, por nuk bëri të ditur nëse Rusia po planifikon përdorimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës