Luljeta Bozo rendit të mirat dhe të këqijat e komunizmit për Euronews Albania

6 Shtator 2021 | 13:51

Deputetja e zgjedhur e PS, Luljeta Bozo nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me periudhën e komunizmit, edhe pse deklaratat e saj të pak kohëve më parë sollën një reagim të madh publik. Në intervistën për ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania, inxhinierja Bozo shprehet se nuk ka ndërmend të heqë asnjë presje nga ato që ka thënë për përfitimet që sistemi i shkuar i ka sjellë vendit.

Sipas znj. Bozo, elektrifikimi, arsimimi masiv i popullsisë apo ndërtimi i veprave të rëndësishme hidroenergjetike janë përfitime që i kemi trashëguar nga sistemi i shkuar dhe që duhen vlerësuar.

“Nuk ka sistem që i ka të gjitha gjërat e mira. Ai sistem, e kam thënë dhe nuk heq dorë, ka disa arritje të cilat shumë rrallë ose shumë vështirë mund t’i bëjë një vend si Shqipëria me një ekonomi të shkatërruar nga lufta. Po flas për 3-4 gjëra që ishin të jashtëzakonshme, që s’ka burrë nëne që i mohon. Gjithë Shqipëria bregdetare ishte kënete, i thau të gjitha kënetat, e gjeti Shqipërinë me një ekonomi as agrare, me 98 për qind analfabetë. Në vitin 1960, çdo 3 shqiptarë 1 ishte në shkollë, i dha një vrull shumë të madh zhvillimit të arsimit, që është shumë i rëndësishëm pasi krijon trurin. Bëri elektrifikimin, bëri vepra hidroenergjetike që i përdorim edhe sot, bëri sistemin e vaditjes i dyti në Evropë”, u shpreh znj. Bozo.

Për Luljeta Bozon, sistemi i shkuar kishte edhe shumë gjëra negative, nga të cilat ajo veçon 3 si më kryesoret.

“Për mua ishin tre më negativet. E para është mbyllja hermetike; kjo është komplet anormale se po s’komunikove me botën nuk zhvillohesh.

E dyta ishte lufta pa mend e klasave; të bësh ti një gabim dhe ta hajë gjithë fisi, ishte nonsens, ishte një nga gabimet më të mëdha. Dhe gabimi i tretë ishte në ekonomi; fshatari është fshatar, kishte oborrin e vet që mbante ca pula, mbillte diçka. Kur i morën fshatarit çdo gjë, e zhveshën komplet fshatarin, që ishte gjysma e popullsisë, kjo ishte katastrofa”, shpjegon znj. Bozo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026