Një autobus ka marrë flakë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” në Lushnjë.
Dyshohet se autobusi me drejtues shtetasin A.T. ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit.
Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz, por vetë materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU
- I jep armën të miturit, por plagoset vetë, pranga 19-vjeçarit në Shkodër
- Plagosje me armë zjarri në Shkodër gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve
- Zjarri në Tregun Industrial në Durrës, policia jep detajet e para