M.Mbrojtjes: 26 korriku dita me rrezikun më të lartë të zjarreve në gjithë vendin
Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar për rrezik maksimal zjarresh në të gjithë territorin e vendit për datën 26 korrik, duke iu referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së.
Në një njoftim zyrtar, Ministria bën me dije se Komiteti i Mbrojtjes Civile u ka kërkuar të gjitha institucioneve të rrisin gatishmërinë dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për përballimin e situatës së pritshme.
“Qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë pranë autoriteteve përkatëse,” thuhet në reagimin e Ministrisë.
Situata paraqitet e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta