​“Ma hodhën vajzën tre javëshe nga dritarja”, rrëfimet nga masakra në Rogovë

29 Janar 2023 | 15:33

Fatmire Berisha e mbijetuara e masakrës në fshatin Rugovë të Hasit para 24 viteve ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar në vitin 1999, ku mbetën të vrarë 21 persona.

Me lot në sy për mediat e Kosovës ajo tregoi momentin më të vështirë në gjithë jetën e saj, kur forcat serbe i kishin marrë vajzën 3 javëshe dhe ia kishin hedhur nga dritarja.

“Në atë ditë kam qenë në masakër këtu me vajzën tre javëshe. Kemi qenë në gjumë dhe prej aty agja ka shkuar në pazar, i kanë thënë hajde dërgoi ushtarët. I ka marrë, i ka dërguar, e përcollëm agjën në pazar me djemtë, por, nuk kanë shkuar as 20 minuta dhe është kthyer kombi, ne kemi menduar që nuk po mbahet pazari sepse ka qenë si borë, por kur kemi pa një i katundit duke vozit kombin me ushtarë, ne mbetëm të çuditur e ai na tha jemi me ushtarë.

Pas 10 minutave, kanë hyrë forcat serbe me agjen, e atë e kishin rreh të ura, ja kishin thyer duart e dhëmbët, e kishin lidhë e ne nuk kemi ditë asgjë më. Ata gjuanin sa kanë mundur, vajzën time trejavëshe në djep e kanë kap me gjithë djep e për dritare me hedh, e nëna ime iu tha ‘mos se është fëmijë’ dhe e lanë. Serbët nuk ndalonin duke thënë ‘veç t’i vrasim të gjithë këtu se është ushtria’, e njëri tha ‘mos bre se ishim të gjithë gra e fëmijë se burrat ishin në Pazar’. Kemi mbetur me atë trishtim e sa herë vjen kjo ditë më duket që ka ndodhë sot”, rrëfen mes lotëve Berisha.

Edhe Zarifa Morina rrëfeu se në këtë masakër humbi tre djemtë dhe burrin. Më tej ajo ka treguar dhe momentin e fundit që ka pasur me familjarët.

“Unë i kam humbur katër familjarë, burrin me tre djemtë. Është mërzi shumë e madhe. Ditë sikur e sotmja, as nuk ka qenë, as nuk ka me qenë kurrë, veç Zoti ishalla e qet në dritë gjakun e tyre, për tokë të Kosovës kanë rënë, e kanë dhënë shpirtin dhe e dinë për çfarë janë shkuar… E momenti fundit me ta ka qenë shumë i vështirë… Gjatë bisedës së fundit ata kanë thënë, ne të tretë dëshirojmë të shkojmë ushtarë dhe me dhënë jetën për liri, e të fitojmë vendin tonë. Unë thash jeni të rinj e ata insistuan që nuk është asgjë, gjithë jemi për të shpëtuar Kosovën prej serbëve”, tregon Morina.

Në Rogovë të Hasit, 24 vjet më parë,dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026