“Ma kanë thënë burime të besueshme”- Berisha: Kush i kërkoi Ramës të zhdukej

Sali Berisha
30 Janar 2023 | 12:21

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një deklaratë për media, ku nga selia e PD-së komentoi mungesën në publik të kryeministrit Rama gjatë ditëve të fundit.

Berisha në fjalën e tij tha se burime të besueshme i kanë kofirmuar se kryeministri Edi Rama “u zhduk me kërkesë të ambasadores Yuri Kim”.

Sipas Berishës kërkesa për të mos dal në publik i ka ardhur kryeministrit pas bërjes publike të çështjes McGonigal.

“Burime plotësisht të besueshëm më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës një rol të veçantë ka luajtur guvernatorja Yuri Kim e cila i ka kërkuar të mos bëjë asnjë deklaratë. Po këto burime më thonë se deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë me McGonigal, se e ka thënë se e ka mik në anglisht, ka qenë një këshillë e guvernatores”, tha Berisha.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026