Macron bisedë me Putin, kërkon armëpushim

28 Shkurt 2022 | 17:57

Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar sot me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka përsëritur thirrjet ndërkombëtare që t’i jepet fund sulmeve ndaj Ukrainës.

Macron ka theksuar nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm.

Sipas Kremlinit, Putini kërkoi njohjen e Krimesë si territor rus, “denazifikimin” e qeverisë ukrainase dhe një “status neutral” për Kievin si parakusht për përfundimin e pushtimit rus.

Presidenca franceze ka thënë se Macron i ka kërkuar liderit rus që të ndalë të gjitha sulmet kundër civilëve dhe ndërtesave, të ruajë infrastrukturën civile dhe të garantojë sigurinë në rrugët kryesore.

Putin ka konfirmuar gatishmërinë e tij ndaj këtyre kërkesave, është thënë në deklaratë.

Macron i ka kërkuar homologut rus që të vazhdojnë bisedimet në ditët në vijim për të parandaluar përshkallëzimin e luftës. Sipas njoftimit të presidencës franceze, palët janë pajtuar në këtë pikë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit

Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur të japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), raportoi Sky Sport Italia të hënën....
20:13 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026