Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA

9 Shkurt 2026 | 17:14

Presidenti francez, Emanuel Macron distancoi vendin e tij nga skandali i dosjeve të Jeffrey Epstein, duke argumentuar se kjo ishte një çështje që i përkiste më së shumti SHBA-së. Deklaratën, Macron e dha pasi ish-ministri i Kulturës, Jack Lang, u dorëhoq nga posti që kishte në Institutin e Botës Arabe pasi prokurorët francez vendosën të nisnin një hetim paraprak për mashtrim me taksat për të dhe të bijën Karolinën, pasi të dy u përmendën në dosjet Epstein.

“Kjo është një çështje së më së shumti i takon SHBA-së. Nuk dua të marr pjesë në debatin për çështjen Esptein. Sistemi i drejtësisë atje duhet të bëjë punën e tij, kjo është e gjitha”, theksoi presidenti francez, duke bërë gjithashtu thirrje për një gazetari të vërtetë, pasi sipas tij, dosjet Esptein i kanë dhënë shtysë teorive të konspiracionit.

Lang është figura më e lartë publike në Francë që rezultoi në mesazhet private të ish-financierit amerikan Xhefri Epstein, i cili vrau veten në 2019-ën ndërsa ndodhej në burg në pritje të gjyqit për trafikim të vajzave minorene me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre. Lang, që pranoi në 2020-ën se kishte patur lidhje me natyrë financiare me Epstein, të cilin sipas tij ia kishte prezantuar regjisori amerikan Woody Allen, mohoi të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar dhe është shprehur se ishte tronditur kur kishte parë emrin në dokumentet e një komapnie offshore të themeluar nga Epstein.

Bëhet fjalë për një kompani offshore që, sipas mediave franceze, selinë e ka në Ishujt Virgin dhe që ishte në pronësi të Epstein dhe së bijës së Lang, Karolinës, së cilës Epstein i kishte lënë edhe 5 milionë euro në testatemtin që e pati nënshkruar para se të vriste veten. Karoline Lang ndërkohë pretendon se kishte ndërprerë lidhjet me kompaninë që kishte krijuar me Epstein për financimin e artistëve të rinj, kur mësoi për veprat kriminale të ish-financierit dhe se nuk kishte dijeni se përse Epstein i kishte lënë 5 milionë dollarë me testament. E bija e ish-ministrit francez të Kulturës ndërkohë është dorëhequr nga drejtimi i Bashkimit të Producentëve të Pavarur, që përfaqëson producentët e pavarur të filmave në Francë. Në dokumentet që Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi në datën 30 janar në lidhje me hetimin e Epstein, ndodhet edhe një fotografi ku ish-ministri francez i Kulturës, Jack Lang është me Epstein jashtë muzeut të Luvrit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026