Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit

9 Gusht 2025 | 19:12

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa pjesëmarrjen aktive të vetë ukrainasve.

Kreu i Elizesë zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, vetëm pak ditë para samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, i cili pritet të mbahet më 15 gusht në Alaska dhe ka për synim gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Përmes një postimi në platformën X, Macron bëri të ditur se përveç Zelenskyyt, ka komunikuar gjithashtu me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, duke theksuar rëndësinë e unitetit evropian në këtë proces.

“Evropianët gjithashtu domosdoshmërisht do të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik”, shkruan Macron në postimin e tij, duke shtuar se koordinimi i ngushtë me partnerët evropianë dhe me presidentin Zelensky do të vazhdojë në ditët në vijim.

Presidenti francez nënvizoi mbështetjen e palëkundur të Parisit për Kievin dhe theksoi se ajo mbështetje do të vijojë në frymën e Koalicionit të të Vullnetshmëve, një nismë ndërkombëtare për mbështetjen e Ukrainës në përballjen me agresionin rus.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026