Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi se besueshmëria e Perëndimit do të vihet në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane nuk arrijnë të zgjidhin me shpejtësi konfliktin në Ukrainë.
Duke folur në forumin global të sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor, Macron theksoi se dështimi për të adresuar në kohë luftën në Ukrainë do të kishte pasoja serioze në nivel ndërkombëtar.
“Nëse as SHBA-të dhe as evropianët nuk janë në gjendje ta rregullojnë situatën ukrainase në një afat të shkurtër, mendoj se besueshmëria si tek SHBA-të ashtu edhe tek evropianët që pretendojnë të rregullojnë çdo krizë në këto rajone do të jetë shumë e ulët,” tha Macron.
Ai nënvizoi se ky dështim do të cenonte jo vetëm sigurinë në Evropë, por edhe do të dobësonte ndikimin e Perëndimit në Azi, veçanërisht përballë sfidave në rritje nga Kina.
Deklaratat e Macron vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë dhe përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit nuk kanë sjellë përparim të dukshëm.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit