Macron refuzon thirrjet e të majtës, mban në detyrë qeverinë e qendrës
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do të vazhdojë të mbajë në detyrë qeverinë e qendrës përgjatë Lojërave Olimpike, për të shmangur trazirat. Ai ka refuzuar thirrjen e bërë nga e majta. Pak përpara paraqitjes së presidentit, koalicioni që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji zgjodhi funksionaren publike Lucie Castets si kandidate për kryeministre.
“Dëshira ime është që sa më parë të ngre një qeveri pasi kombit i duhet një ekzekutiv që merr vendime, përgatit buxhetin dhe kujdeset për vendin. Rrjedhimisht, qartazi, deri në mes të gushtit ne duhet të jemi të fokusuar tek Lojërat Olimpike dhe menjëherë më pas, në bazë të ecurive, do të jetë përgjegjësia ime të emëroj një kryeministër, të formoj një qeveri dhe të kem unitetin më të gjerë në mënyrë që ajo të veprojë dhe të ketë stabilitet”, deklaroi Emmanuel Macron.
Zgjedhjet në Francë u mbajtën në datat 30 qershor dhe 7 korrik.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lideri i majtë akuzon Macronin: Refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve
- Macron pranon dorëheqjen e kryeministrit francez, pa pasardhës të qartë në horizont
- Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut